Krasniqi: Respektoj vendimin e Sejdiut
Prishtinë, 27 shtator - Kryetari i Parlamentit dhe njëkohësisht ushtruesi i detyrës së presidentit të vendit, Jakup Krasniqi tha se respekton plotësisht vendimin e ish-presidentit Fatmir Sejdiu për hapin që ka marrë në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës.
Krasniqi këto komete i bëri në një konferenc me media ku edhe dha mendimin e vetë për dorëheqjen e presidentit.
Ai tha se duke u bazuar në konstatimin e Gjykatës Kushtetuese, se Presidenti ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës duke mbajtur dy pozita, atë të Presidentit dhe Kryetarit të LDK-së, respektojmë plotësisht vendimin e Presidentit Sejdiu për hapin që ka marrë në mbrojtje të Kushtetutës së Kosovës.
Në këtë rast dëshiroj të Falënderoj Presidentin Sejdiu, për kontributin e dhënë në këto procese të rëndësishme demokratike për vendin. Kosova gjatë këtyre viteve ka arritur suksesshme të prekshme e të rëndësishme për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Kushtetuta në raste të tilla e ngarkon Kryetarin e Kuvendit të Kosovës që ta ushtroj detyrën e Presidentit të Republikës, tha Krasniqi.
Ai tha se i garanton qytetarët e Kosovës, partitë politike, institucionet dhe shoqërinë civile se nuk do të këtë vakum institucional dhe se çdo veprim do të bëhet konform Kushtetutës dhe në interes të vendit.
I garantoj qytetarët e Kosovës se në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës do të ketë proces normal e kushtetues. Shumë shpejt do ti ftoj në një takim subjektet politike të Kosovës, për ti përcaktuar hapat e më tejmë të veprimit. Këto veprime do të janë në shërbim të vendit dhe të qytetarëve të Kosovës, tha Krasniqi.