Krasniqi: Referendumi serb antikushtetues
Prishtinë, 29 prill - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka rikujtuar Serbinë se mbajtja eventuale e referendumit brenda territorit të Kosovës do të ishte një veprim antikushtetuese.
Komentet e tij, pasuan paralajmërimet e Beogradit zyrtar për mundësinë e shpalljes së referendumit në lidhje me marrëveshjen e arritur në dialogun me Prishtinën, duke e përfshirë edhe territorin e Kosovës.
Edhe në rast se mbahet nuk do të duhej të pranoheshin rezultatet e atij referendumi, ka thënë Krasniqi.
Ai është shprehur i rezervuar nëse Kosova ka kapacitete që të ndalojë mbajtjen e tij.
Por, ka thënë se është me rëndësi që efektet e tij të jenë të papranueshme.
Me kushtetutë dhe me ligjet e Kosovës, nuk lejohet që një shtet të mbajë referendum në shtetin tonë. Mbajtja e tij është vështirë për t\'u penguar, por e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të mos e njohë rezultatin e atij referendumi që mbahet në Kosovë, ka thënë Krasniqi.
/rel/