19 Janar 2025

Krasniqi priti përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së

Prishtinë, 31 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim përfaqësuesit e Sindikatës së Punëtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), të cilët paraqitën gjendjen në televizionin publik dhe adresuan disa kërkesa.

Kryetari i Sindikatës, Naser Thaçi, bëri një rezyme të punës dhe zhvillimeve në RTK gjatë viteve të fundit, identifikoi një varg problemesh dhe foli për, siç tha ai, keqmenaxhimin që e ka përcjellë mediumin publik.

Gjatë vitit të kaluar, sipas tij, kanë filluar të përmirësohen kushtet e punës dhe e konsideroi sukses përfundimin e procesit të sistematizimit të punëtorëve. Djegien e arkivit të RTK-së, kryesindikalisti Thaçi e cilësoi një shqetësim të madh për organizimin e tyre sindikal dhe potencoi kërkesën e adresuar menaxhmentit dhe organeve përkatëse për ndriçimin e këtij rasti. Thaçi kërkoi krijimin e një komisioni hetimor për këtë çështje, auditimin e RTK-së, zgjidhje ligjore për pronën e RTK-së dhe zgjidhje të qëndrueshme financiare.

Kryetari i Kuvendit, Krasniqi, theksoi rëndësinë e pavarësisë së radiotelevizionit publik, ndërsa vlerësoi se skema programore e tij duhet të jetë në konform pritjeve të qytetarëve dhe në funksion të edukimit të brezit të ri. 

Gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme ligjore për financimin e RTK-së, kryetari i Kuvendit e konsideroi të nevojshme, por jo edhe të lehtë për rrethanat aktuale në Kosovë.

Kryetari Krasniqi u shpreh pro identifikimit të pronës së RTK-së, por tha se kjo është çështje e menaxhmentit të saj dhe e organeve të tjera gjegjëse, nëse është e nevojshme. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)