18 Janar 2025

Krasniqi, priti në takim lamtumirës Samuel Zbogarin

Prishtinë, 22 gusht - Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, sot ka pritur në takim lamtumirës përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Në takimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi me përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, është folur rreth situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka shprehur mirënjohje të thellë për bashkëpunimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, edhe sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, e po ashtu edhe për bashkëpunimin e ngusht me NISMA për Kosovën, në fushat e ndryshme me interes për qytetarët e Kosovës.

Zbogar tha se e çmoj angazhimin e NISMA’s në skenën politike të Kosovës, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, e ka falënderuar përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, për angazhimin që ka bërë gjatë këtyre viteve të mandatit të tij në Kosovë, në vëçanti për bashkëpunimin e deritanishëm që Zbogar kishte me subjektin NISMA për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)