15 Janar 2025

Krasniqi priti në takim lamtumirës ambasadorin Fitou

Prishtinë, 5 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Fitou.

Ambasadori Fitou, pasi e ka njoftuar kreun e Kuvendit se mandati i tij diplomatik në Kosovë përfundon për një javë, e ka falënderuar kreun e Kuvendit për bashkëpunimin e sinqertë dhe shumë të frytshëm, si dhe për pritjen e ngrohtë të gjithë bashkëkombësve të tij, të cilët e kanë vizituar Kosovën dhe janë takuar me Krasniqi.

“E keni udhëhequr Kuvendin me një urtësi shumë të madhe dhe keni merita të jashtëzakonshme që Kosova ka marrë rrugën  e drejtë të integrimeve evropiane”, ka thënë Fitou, duke e vlerësuar lidershipin e kreut të  legjislativit të vendit.

Kryeparlamentari Krasniqi, duke falënderuar për angazhimet e tij për Kosovën, ambasadorit të deritanishëm farnzes, Jean-François Fitou, i ka uruar shëndet, mbarësi në familje dhe suksese të reja në karrierën e tij diplomatike.

“Duke qenë shumë aktiv dhe i drejtpërdrejtë, na keni ndihmuar shumë”, i ka thënë Krasniqi Fitou, duke shfaqur dëshirën dhe shpresën e tij se edhe ambasadorja e re franceze në Kosovë do t’i kontribuojë forcimit të miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Fitou ka theksuar se ambasadorja e re franceze e njeh Kosovën në ditët më të vështira të saj, në kohën e luftës ndërsa ka shërbyer si ambasadore  edhe në Tiranë, prandaj është e mishëruar me realitetin e kësaj pjese të Ballkanit.

Kryeparlamentari Krasniqi, me këtë rast, i ka dhuruar ambasadorit Fitou një gravurë të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)