19 Janar 2025

Krasniqi priti ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Minxhozi

Prishtinë, 18 mars - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në punën e tij në krye të misionit diplomatik shqiptar në Prishtinë.

Kryeparlamentari Krasniqi çmoi lart bashkëpunimin që Kosova dhe Shqipëria kanë ndërmjet tyre, duke e konsideruar atë shembull për vendet e tjera në rajon. Megjithëkëtë, vlerësoi se ka hapësirë për intensifikimin e tyre në të gjitha fushat, përfshirë është atë parlamentare.

Ambasadori Minxhozi, pasi shprehu konsideratat e tij për kryetarin Krasniqi dhe mënyrën e udhëheqjes së Kuvendit gjatë dy legjislaturave, shfaqi interesimin dhe gatishmërinë për t’i vazhduar marrëdhëniet e mira me institucionet e Kosovës, duke i kultivuar më tej ato, në të mirë të të dyja vendeve.

Ambasadori shqiptar përsëriti dëshirën e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, për ta vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt, të cilën kryetari Krasniqi e priti me kënaqësi. 
Në takim, u bisedua edhe për tema të tjera të aktualitetit politik në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)