19 Maj 2024

Krasniqi pret normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Prishtinë, 4 mars - Rreth takimit të fundit në Bruksel mes kryeministrave Thaçi e Daciq, kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, thekson se pret normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por në çfarë niveli mund të jetë normalizimi, ai nuk mund të paragjykojë.

Ndërkohë, opozita kërkon që kryeministri Thaçit`ju përmbahet Kushtetutës dhe Rezolutës së Kuvendit.
 
Duke mos dashur të komentojë rreth takimit të fundit mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb Ivica Daçiq, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, tha se përgjigja rreth këtij takimi mund të jetë hipotetike.

Sipas tij, ekziston një rezolutë që shpreh qartë kornizat se çka mund të negociohet në Bruksel.

E sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve, Krasniqi thekson se nuk mund të paragjykohet se si mund të jetë ai normalizim.

“Ne kemi një rezolutë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne presim normalizim të marrëdhënieve por në cilin nivel do të jetë ky nivelizim i marrëdhënieve ne nuk mund ta paragjykohet as pozitivisht dhe as negativisht”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër opozita kërkon nga kryeministri Thaçi që t`i përmbahet Kushtetutës dhe rezolutës së miratuar në Kuvend për bisedime me Serbinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se askush nuk ka mandat për të shkelur mbi këto dy dokumente.

“Kërkojmë që Kryeministri t`iu përmbahet dokumenteve siç është Kushtetuta dhe rezoluta. As Kryeministri dhe askush tjetër, kushdo qoftë, nuk ka asnjë mandat që, t`i shkojmë mendja t`i shkelë këto dokumente e lëre më të shkel mbi to në të vërtetë”, tha Beqiri.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit vendosi sot që këtë javë të mbahen dy seanca. Më 7 mars seanca do t`i kushtohet 15 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”, ndërsa me 8 mars mbahet seancë e rregullt e punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)