Krasniqi president i zorit
Prishtinë, 14 tetor - Kryetari i Kuvendit dhe Ushtruesi i Detyrës së presidentit të Kosovës Jakup Krasniqi sqaroi në Kuvend pozicionin e tij në pozitën e UD-së së presidentit dhe për akuzat e disa deputetëve që është duke e shkel Kushtetutën.
Krasniqi tha se pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit nuk e ka marrë mbi zgjedhjen e tij personale, por për shkak të dorëheqjes së ish-presidentit Sejdiu dhe obligimit kushtetues. Thjesht Krasniqi tha se është presidentit i zorit dhe jo mbi bazën e vullnetit të tij, por si obligim që e jep Kushtetuta e Kosovës, për të cilën ka thënë se ka disa zbrazëti.
Këto komente Krasniqi i bëri në seancën plenare, duke iu përgjigjur akuzave të disa deputetëve se Kushtetuta ka vazhduar të shkelet edhe ai si ushtrues detyre.