Krasniqi: Përndjekja e Limajt e dhimbshme aq sa edhe e lavdishme
Prishtinë, 30 tetor - Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj ngritjes së aktakuzës më të re ndaj Fatmir Limajt.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se përndjekja e Fatmir Limajt, është e dhimbshme aq sa edhe e lavdishme dhe lavdia zakonisht e ka çmimin e lartë.
Përndjekja politike e bënë Fatmir Limajn Komandant Çelikun, njeriun më me integritet, mbi te cilin bien te gjitha mëritë e armiqve te kombit shqiptar dhe dashuria e popullit që i shërbeu!, ka shkruar Krasniqi,