Krasniqi: Partinë nuk e ndërroj
Prishtinë, 25 shkurt - Ish sekretari i PDK-së, Jakup Krasniqi u ka dhenë fund dilemave, se do ta lërë PDK-në për ndonjë parti tjetër politike.
Pakënaqësitë që ka shfaqur deri më tani ndaj PDK-së, Krasniqi dukët që ato do ti realizoj brenda ndonjë subjekti të ri politik.
Jo, nuk janë të vërteta ato që thuhet, se unë do ta ndërrojë PDK-ne për një tjetër parti. Subjekt polik për subjekt polik nuk e ndërroj, tha Krasniqi sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seancën e radhës ta mbajë më datë 28 shkurtë, dhe më 1 mars, njoftoi indeksonline.
Kuvendi do të diskutojë, kërkesën e Grupit Parlamentar të LDK-së për debat parlamentar për kompensimin e pensioneve për kontributet e dhëna deri në vitin 1999.
Po ashtu do të raportoi kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur më bisedimeve fundit që ka pasur pala kosovare në Bruksel me palën serbe.
Kuvendi do të diskutoi edhe lidhur më kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për demonstratat e 10 shkurtit të vitit 2007.