28 Prill 2024

Krasniqi: Nuk kam ambicie për t`u bërë president

Prishtinë, 29 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka deklaruar se nuk ka ambicie për tëu bërë president i vendit.

Në një intervistë për gazetën “Express”, Jakup Krasniqi ka theksuar se zgjedhjet presidenciale nuk pritet të mbahen sivjet.

“Çështja është në Gjykatën Kushtetuese dhe varet nga koha se kur ajo do të kthejë përgjigje dhe miratimi në Kuvend. Kur të miratohen në Kuvend, parashikohet periudha e hyrjes në fuqi dhe pastaj nëse ka hapësirë për gjashtë muaj më vonë për t`u mbajtur zgjedhjet, atëherë zgjedhjet nuk mbahen këtë vit. Gjithçka varet se si do të zhvillohen procedurat në vazhdim” ka theksuar Krasniqi.

Ai ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidoj për Kryetar të PDK-së por shtoi se zgjedhjet në parti duhet të mbahen në pjesën e dytë të vitit.

“Është folur për zgjedhje dhe nuk ka diçka konkrete. Zgjedhjet sigurisht se mund të mbahen këtë vit, por njëherë për njëherë pasi PDK-ja është në institucione dhe në institucione ka mjaft punë, do të thotë mund të mbahen këtë vit, por nuk do të thotë që mund të mbahen në afat të shpejtë” ka shtuar më tej Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)