16 Janar 2025

Krasniqi: Nuk ka elita politike, por krim të organizuar

Prishtinë, 26 prill - Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë në rritje në Kosovë, pasi mungojnë elitat politike.

I këtij mendimi është kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili ka theksuar për Kosova sot se vitet e fundit korrupsioni nuk është ndalur dhe drejtësia nuk po e trajton fare këtë.

“Kosova e ka një problem shtesë, e që është mungesa e elitave politike. Kudo që ka mungesë të elitave politike, ka shumë krim të organizuar, ka shumë paligjshmëri dhe kjo e dëmton zhvillimin e vendit.\"

\"Gjatë viteve të fundit kemi dëgjuar për afera të ndryshme, që kanë ndodhur neper institucionet e ndryshme, dhe reagimi i institucioneve të drejtësisë ka qenë nën çdo nivel. Kjo të lë hapsit për të kuptuar se ekzistojnë njerëz të fuqishëm që nuk i kap ligji, dhe ligji nuk merret me ta”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi nuk ka folur me ermë konkret, se kush, sipas tij janë njerëzit e fuqishëm.

“Unë, këtu nuk dua të flas me emra, por në Kosovë dihet se gjatë këtyre 14 vjetëve ka pasur lloje të ndryshme të krimeve të organizuara, sidomos të sferës ekonomike, por edhe politike.\"

\"Për të gjitha këto, ndonëse edhe mediet kanë shkruar, ne s’e kemi pare veprimin e njerëzve që janë përgjegjës të sistemit të drejtësisë”, ka theksuar ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)