Krasniqi nesër niset në një vizitë zyrtare në Egjipt
Prishtinë, 17 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetarët e Kuvendit Sabri Hamiti dhe Enis Kervan, nesër, do të niset në një vizitë zyrtare në Republikën Arabe të Egjiptit.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të qëndrojë në Kajro të Egjiptit, nga 18 deri më 21 shtator të këtij viti.
Gjatë kësaj vizite delegacioni i kryesuar nga kryeparlamentari Krasniqi do të zhvillojë takime zyrtare me krerët më të lartë institucional dhe politik të vendit,si Ahmed Fahmy, kryetar i Këshillit Shura (Dhoma e Lartë Këshilli Konsultativ), Muhamed Mahsub, ministër i Punëve të Këshillave Parlamentare të Egjiptit, si dhe me kryetarë të komisioneve dhe të partive të ndryshme.