20 Prill 2024

Krasniqi: Nëna Terezë, nëna e humanizmit


Prishtinë, 2 shtator - Kryetari i Parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi në 100 vjetorin e lindjes së Nënës Terezë theksoi se kjo është një ditë e veçantë që përkujtojmë 100-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë.

 “Populli  ynë është krenar që pati fatin ta nxirrte nga gjiri i tij një humaniste me përmasa kaq të mëdha botërore.  Nëna jonë e madhe me humanizmin e saj bashkoi me përkushtimin e dashurinë e saj mbinjerëzore kombe e raca.

Deri në fund të jetës, Nëna Terezë me përkushtim i  shërbeu njerëzimit, pa marrë parasysh se në cilën anë të globit  jetonin, pa marrë parasysh se ç’gjuhë e kombe përfaqësonin. Shëmbëlltyra e saj, me shenjtërinë e saj  edhe sot, është  në shërbim të të gjithëve, pa dallim”, tha Krasniqi.


Ai tha se për Nënën Terezë vetëm në këndvështrimin e historisë, të kulturës e të traditës sonë mund ta zbërthejmë, ta kuptojmë dhe ta shpjegojmë fenomenin e mirësisë, të dashurisë dhe të shpirtit të madh të kësaj bije të kombit tonë.

 “Gonxhe Bojaxhiun, që në mbarë botën njihet me emrin Nëna Terezë, e lindi e rriti dhe e madhëroi lashtësia jonë ilire–shqiptare, e nxori në dritë martirizimi ynë shumëshekullor për dashurinë njerëzore, e lartësoi përvujtëria dhe stoicizmi ynë i pashembullt, e bëri të madhe dhe të pavdekshme dashuria e pafund për njerëzimin, e veçanërisht për njerëzit në nevojë për një dorë të ngrohtë njerëzore”, tha Krasniqi.


Sipas tij Nëna Terezë do të mbetet Nëna e të gjithëve në hapësirën tonë tokësore e qiellore. “Kjo është mrekulli, është shenjtëri, është histori që  s’është parë, as  dëgjuar kurrë. Është një fenomen prej te cilit përfitoi e krenohet mbarë njerëzimi, të varfrit dhe të pasurit, të mëdhenjtë dhe të vegjlit, të lirët dhe të robëruarit, të ngopurit dhe të uriturit, të shëndoshët dhe të sëmurët, të privilegjuarit dhe të përjashtuarit, besimtarët dhe jobesimtarët. Për secilin njeri, në katër anët e Globit është pasqyrë  për njerëzi, për mirësi”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)