18 Maj 2024

Krasniqi në konferencën “Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar”

Prishtinë, 19 nëntor - “Festa e 28 nëntorit, në çdo kohë, edhe në ato më të vështirat, na ka bashkuar dhe duhet të na bashkojë edhe sot. Sigurisht që nuk mund të bashkohemi për gjithçka, por kemi diçka kombëtare, kemi një obligim kombëtar rreth të cilit duhet të bashkohemi. Duhet të na bashkojë e sotmja dhe e ardhmja”.

Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në Konferencën Shkencore “Roli i Kosovës në krijimin e shtetit shqiptar”, që, nën organizimin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë dhe me prezencë të personaliteteve të larta politike nga të gjitha viset shqiptare, historianë dhe studiues të tjerë të shumtë, ka filluar sot punimet në Tiranë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i Kuvendit tha se festa e pavarësisë, e ditës së flamurit dhe i identifikimit të kombit shqiptar, si dhe i njohjes së tij në përmasa të reja, janë festa që edhe gjatë këtyre 100 viteve shqiptarët i kanë festuar të ndarë dhunshëm, por të bashkuar shpirtërisht.


“I kemi festuar fshehtas dhe haptas, në liri dhe në burgje. Edhe pse në të shumtën e rasteve flamuri kombëtar ishte i ndaluar, gjenim rast që të përbashkoheshim rreth tij”, theksoi kryetari i Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi tha se këto ditë duhet ta shikojmë të kaluarën pa komplekse, duhet ta shikojmë edhe të sotmen, për t’u përgatitur, për të ecur dhe për t’i kapërcyer të gjitha pengesat që i ka vënë historia, por edhe pengesat që në momente të caktuara shqiptarët ia kanë bërë vetvetes, për të ecur të tjerët.

“Ky është obligimi që na e kanë dhënë qytetarët tanë, që na e kanë lënë amanet brezat e shkuar, por mbi të gjitha, ky është obligim për hir të gjeneratave të reja, të atyre që perspektivën duhet ta kenë shumë herë më të mirë se që e kishim ne”, u shpreh kryetari Krasniqi.

Ai i dëshiroi konferencës suksese në qëllimin e saj, ndërsa shkencës së historisë debat përmbajtësor rreth çështjeve që historia ende nuk i ka zgjidhur, me qëllimin me të mirë, për ta ndriçuar të djeshmen, për ta forcuar të sotmen dhe për të pasur rrugë të sigurt drejt të ardhmes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)