29 Prill 2024

Krasniqi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në European Film Awards

Prishtinë, 2 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka udhëtuar për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në edicionin e 24-të të European Film Awards, që mbahet në Berlin nga 2 deri më 4 dhjetor.

 

Ministri do të marrë pjesë në natën kryesore të ndarjes së çmimeve që mbahet të shtunën në mbrëmje. Ai shoqërohet nga kryetari i Bordit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, z.Arben Zharku dhe drejtori i QKK-së, z.Fatos Berisha.

 

Përveç pjesëmarrjes në natën e ndarjes së çmimeve, ministri Krasniqi pritet të ketë takime me personalitete të rëndësishme të kinematografisë dhe kulturës gjermane dhe evropiane në përgjithësi, në funksion të lidhjes së bashkëpunimit në këto fusha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)