04 Maj 2024

Krasniqi ndërpret seancën për shkak të policisë

Prishtinë, 18 tetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka ndërprerë seancën plenare të Kuvendit pasi ka kërkuar që të largohet Policia e Kosovës nga ambjentet pranë Kuvendit.

Ai po ashtu ashpër kritikoi ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi për mënyrën se si është sjellë një ditë më parë me protestuesit.

Kryeparlamentari iu drejtua Bajram Rexhepit duke i thënë se \"nuk është ai që e bën drejtësinë në vend\".

\"Kërkoj nga kabineti qeveritar-kryeministri dhe ministri mos t`i keqpërdorin ata djem dhe vajza që janë për ta mbrojtur demokracinë, lirinë dhe dinjitetin e vet dhe dinjitetin e institucionit të Kosovës- të mos i përdorim për interesa private të askujt\", u shpreh Krasniqi.

Krasniqi tha se nuk ka informacione se kush i ka urdhëruar policët të qëndrojnë sot në Kuvend, por theksoi se ministrat nuk mund të japin urdhra të tillë pa respektuar rregullat.

\"Ky vend nuk ka nevojë për dhunë policore, as forcë policore e as shtet policor. Ky vend ka nevojë për drejtësi dhe drejtësinë nuk e bën Bajram Rexhepi që dëshiron ta burgos edhe presidentin, edhe kryetarin e Parlamentin. Kush ja dha atë të drejtë?\", tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)