Krasniqi: Mos votoni për PDK-në
Prishtinë, 18 shtator - Në një nga aktivitet e Iniciativës Qytetare të Drenasit që u organizua të hënën në mbrëmje ishte i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.
Ai ka mbështetur këtë iniciativë dhe u ka bërë apel qytetarëve që të mos votojnë për PDK-në. Krasniqi ka theksuar se po të njëjtën mbështetje do ta japë edhe për Iniciativën Qytetare në Malishevë, shkruan Koha Ditore.
\"Është e vërtetë. E mbështesë Iniciativën Qytetare të Drenasit se aty ka njerëz të mirë, të cilët mund të sjellin ndryshime për mirëqeverisjen e Drenasit\" - ka thënë Krasniqi.