Krasniqi: Më zgjodhën pa dëshirën time, mund të largohem
Prishtinë, 15 shkurt - Ish sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi, para pak çastesh, ka pohuar se është zgjedhur pjesë e kryesisë së PDK-së, pa dëshirën e tij.
Krasniqi ka thënë se nuk dëshiron ta shpërqendron vëmendjen nga festa e përvjetorit të pavarësisë, por që menjëherë pas saj paralajmëron se mund të mos jetë fare në këtë parti.
Ai ka shtuar se tashmë ua ka bërë me dije edhe PDK-së por edhe të gjithë qytetarëve se nuk dëshiron të jetë pjesë e asnjë organi të partisë.
Gjatë bisedës me të, vërehej një disponim, madje, ai, si shpeshherë, përgjigjet i shoqëronte me një dozë humori, njofton Kosovpress.
Kadri Veseli, Hajredin Kuçi, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Adem Grabovci dhe Arsim Bajrami janë zgjedhur nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës. Nuk janë në këtë post më as Fatmir Limaj dhe as Jakup Krasniqi.
Kjo është bërë publike në faqen zyrtare të kësaj partie në twitter, pas një mbledhje që ka mbajtur për disa orë Këshilli Drejtues i saj.