Krasniqi: Me Thaçin, flas vetëm zyrtarisht
Prishtinë, 24 prill - Kryetari i Kuvendit të Kosovës,Jakup Krasniqi ka thënë marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë nuk i normalizon marrëdhëniet ndërmjet dyja vendeve.
Në një intervistë për rtv21, Krasniqi thotë se kjo marrëveshje u jep serbëve të veriut kompetenca përtej Kushtetutës së Kosovës.
Bindja jonë është se kemi të bëjmë me diçka plus,diçka përtej Pakos së Ahtisarit, diçka përtej Kushtetutës dhe përtej ligjeve. Transparenca është dashur të jetë e plotë dhe të thuhet saktë se kemi të bëjmë me një kompromis të ri. Krejt problemi është te përmbajtja e asaj që është thënë sepse nuk është thënë ajo që është dashur të thuhet.\"
\"Mendoj se në asnjë formë nuk është dashur që të ketë përpjekje të njerëzve që kanë marrë përgjegjësi nga qytetarët për ti mashtruar ata, por, të thuhet ajo që duhet dhe ajo që është- theksoi i pari i Kuvendit.
Krasniqi thotë se Kosovës i duhet një alternativë e re politike.Ai theksoi se po konsultohet edhe me njerëz brenda PDK-së që janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale, por edhe me njerëz që duan ndryshime në Kosovë.
Realisht unë po bisedoj edhe me njerëz të PDK-së sepse tekefundit unë kam investuar shumë në PDK. Por po bisedoj edhe me njerëz që duan të sjellin ndryshime në jetën politike në Kosovë. Mendoj se Kosovës i duhet një alternativë e re politike, u shpreh Krasniqi.
Kryeparlamentari Krasniqi tha se me kryeministrin Thaçi komunikon vetëm zyrtarisht.
Komunikojmë zyrtarisht dhe kur takohemi sepse kemi ndonjë problem dhe përshëndetemi. Kaq, tha Krasniqi.