16 Janar 2025

Krasniqi: Marrëveshja është e mirë, nëse siguron normalizimin

Prishtinë, 20 prill - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka deklaruar se nëse marrëveshja me Serbinë është ndërshtetërore duhet të ratifikohet në Kuvend.

Ai ka vlerësuar se nëse ky dokument siguron normalizimin e plotë të raporteve ndërshtetërore atëherë marrëveshja është e mirë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se nuk do të japë komente për përmbajtjen e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, të premten, në Bruksel përderisa nuk informohet zyrtarisht.

Por, ai thotë se do të ishte pozitive nëse pajtimi mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë qon në normalizimin e raporteve ndërshtetërore.

“Nëse me këtë marrëveshje bëhet normalizimi i plotë marrëdhënieve mes dy vendeve, atëherë do të ishte marrëveshje e mirë."

"Nuk kam parë më shumë se sa ajo që është prezantuar nëpër media. Zyrtarisht përmbajtjen e marrëveshjes nuk e kemi dhe kur ta marrim ne do ta komentojmë”, ka theksuar ai.

Kryeparlamentari ka folur edhe për mundësinë e ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se nëse marrëveshja është nënshkruar në nivel të shteteve, atëherë është e obligueshme që ajo të kaloj edhe në Kuvendin e Kosovës ku duhen 2/3 e deputetëve.

“Kam thënë edhe një herë tjetër se varët nga përmbajtja se si bëhet marrëveshja. Nëse është një marrëveshje mes dy shteteve – marrëveshjet mes dy shteteve - me Kushtetutë duhet të ratifikohen në Kuvend”, ka shtuar Krasniqi.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se pret në ditët në vazhdim të njoftohet zyrtarisht për marrëveshjen dhe pastaj do të lëshoj qëndrimin zyrtar të tij.

”Është vështirë ta kuptosh përmbajtjen e marrëveshjes nga mediat, por nëse marrëveshje është marrëveshje e lidhur mes dy vendeve të pavarura Kushtetuta e thotë se marrëveshjet ndërshtetërore ratifikohen në Kuvend”, ka deklaruar Krasniqi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)