Krasniqi: Lufta e Sirisë vëllavrasëse
Prishtinë, 10 janar - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se shkuarja për të luftuar në luftën e pakuptimtë të Sirisë e cila sështë gjë tjetër veçse një luftë vëllavrasëse mes fiseve të ndryshme dhe e cila veç mëkatit, mjerimit e fatkeqësisë se atyre njerëzve të mjerë, nuk prodhon gjë tjetër të shenjtë si shahitë apo dëshmorë siç i themi shqip, ne.
\"Krijuesi ynë (Zoti) është dhuruesi i jetës sonë, ai se ka autorizuar asnjë, e më asnjë njeri në botën tonë, i dobët apo i fuqishëm qoftë, për tia marr tjetrit dhunshëm atë që ia ka dhuruar Ai (krijuesi).
Mekanizmat e shtetit dhe Bashkësia Islame, janë të obligueshëm që ti njoftojnë qytetarët e vet për të vërtetën e asaj lufte, përkatësisht ti edukojnë besimtarët e vet me vlerat e fesë islame. Ata nuk mund të hiqen sikur nuk po ndodhe asgjë rreth tyre\",ka shkruar ai në facebook.
Sipas tij mungesa për mundësi punësimi dhe perspektive që ka vendi ynë ka bërë që shumë të rinj, perspektiven e tyre për një jetë më të mirë e të dinjitetshme, ta kërkojnë në rrugën e ikjes nga Atdheu ynë i shtrenjtë.
\"Në pjesën a dytë të vitit 1999 (21/22 qershor), kur nga Kosova u largua makineria policore e ushtarake serbe, ishim të bindur se bashkë me okupatorin po ikshin në pakthim edhe dhimbjet e mëdha të kombit tonë të shumëvuajtur. Kryedhimbja, vërtetë u largua njëherë e mirë, por edhe sot pas gati 15 viteve, Kosova dhe qytetarët e saj janë duke u përballur me vështirësi të tjera.
\"Mos zhvillimi ekonomik i përcjellë me papunësi të madhe për shkak të politikave jo vetëm të pa qarta ekonomike, por edhe të dëmshme e të gabueshme të udhëhequra fillimisht nga ndërkombëtaret e që sa vite edhe nga vendoret,Mungesa e një arsimi dhe edukimit tradicional kombëtar të filluar me një atdhedashuri të veçantë në vitet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ( në shekullin XIX) e të zhvilluar deri në ditët tona. Sot arsimi ynë është në ngërç të madh, i cili ngërç ka prodhuar dhimbjet tona të më poshtme\",ka shkruar ai.