19 Janar 2025

Krasniqi: Le të ikin politikanët idhnakë e të pakulturë

Prishtinë, 26 mars - Ish kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kathënë se nuk ka asnjë dyshim, kombi shqiptar ka shumë nevoja jetësore,për të cilat duhet pasur një bazë të fortë ekonomike e financiare, porka diçka që nuk kërkon shumë financa, kërkon vullnet të mirë e kulturëtë mirësjelljes.

“Duhet ta pranojmë, populli ynë ka pasur kushte të renda jetese, por kurrë nuk e ka pasur ketë disnivel komunikimi njerëzor e shoqëror”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, njeriu i politikës, duhet të bëjë përpjekje permanente për të mos qenë idhnak si Kryeministri e zëvendësi i tij i deritashëm.

“Shembulli më i mirë sesi nuk duhet me qenë idhnak e kemi parë, sidomos, ndonëse jo vetëm, pas deklaratave të krerëve të koalicionit, pas protestës së 17 shkurtit 2016. Opozita e bashkuar, gjatë një viti e sa, ka qenë e goditur me një fjalor primitiv e degradues. Ajo nuk guxon të bëhet pjesë e ati komunikimi me asnjë kusht”, ka thënë Krasniqi.

“Politika e shoqëria shqiptare në përgjithësi, e kjo e Kosovës në veçanti, duhet shpejt ta nxjerrë mësimin e parë sesi nuk duhet më komunikuar me kundërshtarin politik apo dhe mendimin e kundërt brenda një lloji a bashkimi politik. Secili politikan që kërkon përgjegjësi publike, duhet ta ushtroj e kalitë me durim komunikimin publik, se gjuha edhe pse është prej tuli, ‘Lendon gur e hekur’”, ka shtuar më tej Krasniqi.

Kujdes miq të nderuar, ka porositur Krasniqi, jo gjithçka që është shtruar në tryezën e bisedimeve me sinqeritet, duhet nxjerr për ata që nuk ishin prezent, se e vret besimin për komunikim.

“Gjersa ne kemi shumë nevojë për mirëbesim e mirëkuptim, që po i mungojnë shumë komunikimit tonë. Le ta kultivojmë me dashuri e përgjegjësi, kulturën e komunikimit, që kaq shumë na është degraduar! Cilido që nuk ka edukatë e kulturë komunikimi, sa më larg përgjegjësisë publike. Se ajo që e nxjerr mikrofoni, kurrë nuk mund të kthehet prapa! Është më e shëndetshme për kombin tim, që të komunikojmë si njerëz me edukatë e kulturë. Le të ik nga përgjegjësia publike secili idhnak i pakulturë”, ka shkruar Kransiqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)