Krasniqi: Ky është niveli tipik i horrave të UDB-së
Prishtinë, 6 shkurt - Profesori i Universitetit të Prishtinës(UP), Milazim Krasniqi, ka reaguar pas publikut të një bisede të tij në rrjetin social Facebook me një mike të shtëpisë.
Kur kam vendosur të mbrojë Universitetin e Prishtinës nga sulmet brutale të grupeve të caktuara kriminale (këtu nuk hyjnë studentët protestues në asnjë rast) e kam ditur se do të më sulmojnë e do të përpiqen të më njollosin, sepse këto janë metodat e njohura të UDB-s famëkeqe, nga e cila ata kanë mësuar, ka shkruar Krasniqi, duke shtuar se ashtu doli.
Filluan të gërryejnë edhe në fb bisedat e mia me një shoqe të vjetër timen e të gruas sime, të cilën nuk e kemi parë tash 20 vjet dhe së cilës i kam shkruar që kur të vijë në Kosovë, të na lajmërohet mua e gruas sime, Edibes, që të pimë kafe. A ka ku shkon më poshtë niveli i këtyre horrave? Por, ky është niveli tipik i UDB-së, ka shkruar Krasniqi.