18 Janar 2025

Krasniqi: Kush është kryeministër këtu, Thaçi apo Kusari-Lila

Prishtinë, 11 shtator - Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Maqedoni, pas bllokimit të kufirit.

Krasniqi, përmes profilit të në Facebook është përpjekur të ngris një çështje tjetër, atë së kush duhet të merr vendime në Qeverinë e Kosovës.

Krasniqit duket se nuk i ka ardhur fort mirë kur zv/kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, është paraqitur në media si personi kryesor që i ka vendosur embargo Maqedonisë, transmeton Zëri.

“Ndërsa sa i përket anës sonë, s\'ka si mos të bie në sy, roli Kryeministror i Zëvendëskryeministres Kusari?! Mos është kjo në shërbim të fushatës për zgjedhjet komunale? Pse kjo përpjekje e Qeverisë sonë për të treguar burrni në Bllacë e jo në Bruksel dhe në pikat kufitare me Serbinë? Këto janë disa pyetje që kërkojnë përgjigje të duhur. Nuk e di, por disa po thonë! Mos krejt kjo po bëhet për zhvendosje të vëmendjes nga problemet kryesore që i ka vendi?! Një gjë dihet, kjo nuk është punë e ministrave?! Kush është Kryeministër këtu?”, ka shkruar Krasniqi.

Pjesa tjetër e mesazhit të Krasniqit:

Qe disa ditë po përpiqem të gjejë një fill për zhvillimet që po ndodhin në kufirin Kosovë - Maqedoni dhe nuk është lehtë të gjendet filli i vërtetë i kësaj gjendje. Kujt po i konvenon kjo? A i konvenon kjo gjendje Maqedonisë? Pa dyshim që jo. A ju konvenon shqiptarëve, këndej e andej kufirit? Edhe neve (shqiptarëve) nuk na konvenon?

Nuk ka dyshim se Gruevski dhe pasuesit e tij i përngjajnë bretkosës që kërkonte të mbathej me patkoin e kalit!!! Për këtë ai duhet të japë llogari para qytetarëve të shtetit që ai është Kryeministër. Nuk është vetëm kjo rrugë e bllokuar për vendin e tij.

Ai vendit të tij i ka bllokuar edhe rrugë të tjera. Shqiptarët duhet t\'i tregojnë se ai nuk mund t\'ua ndalë rrugën e komunikimit, pasi edhe ata janë themelues të shtetit të Maqedonisë. Pra përveç që janë: themelues e kontribuues të gjithanshëm, janë kontribuues edhe në stabilitetin e tij, i kanë edhe të drejta qytetare që askush nuk guxon t\'ua mohon.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)