Krasniqi kundër dialogut politik me Serbinë
Prishtinë, 4 tetor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi, nuk mendon njësoj si presidentja Jahjaga e Kryeministri Thaçi kur është në pyetje dialogu politik me Serbinë.
Sipas tij bisedimet politike me Beogradin kanë përfunduar në vitin 2007 dhe nuk ka më arsye që një gjë e tillë të rikthehet në tavolinë.
Krasniqi pas mbledhjes se kryesisë ka thënë se është rezoluta e Kuvendit ajo që ndalon nisjen e dialogut për çështjet tjera përveç atyre teknike, por sipas tij nëse tentohet të ndryshohet rrjedha e dialogut atëherë duhet të ndryshoj edhe rezoluta e Kuvendit.