22 Janar 2025

Krasniqi: Koalicioni PDK-LDK po merret me shantazhime e frikësime

Prishtinë, 14 janar - Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka thënë se ky subjekt politik nuk mund të dëmtohet nga largimet e fundit të disa anëtarëve.

Ai për ‘Epokën e re’, theksoi se bashkimi për të themeluar Nismën ka qenë vullnetar, por edhe largimet individuale janë vullnetare.

Krasniqi ka bërë me dije se deri kah fundi i kësaj jave organi kryesor i Nismës do ta thotë fjalën e tij për largimet e fundit.

Ai është shprehur i bindur se Nisma do t’i bashkojë të gjithë ata njerëz që i dëshirojnë ndryshimet në Kosovë.

“Koalicioni qeverisës PDK-LDK nuk është duke u marrë me asgjë, përpos me shantazhime dhe frikësime të njerëzve”, është shprehur Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)