Krasniqi: Koalicionet e mëdha, vënë në vështirësi opozitën
Prishtinë, 1 dhjetor - Deputeti i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shprehur skepticizëm se koalicioni qeverisës PDK-LDK do të sjellë ndryshime pozitive. Krasniqi këtë koalicion e ka quajtur koalicion të zorit.
Ai ka thënë se gjatë të gjitha mandateve që kanë qeverisur e bashkëqeverisur këto dy parti, qytetarët nuk kanë vërejtur sundim të ligjit, aq më pak zhvillim ekonomik e mirëqenie qytetare.
Duke folur për rolin që do ta ketë opozita, Krasniqi ka vlerësuar se në cilindo vend ku formohen koalicionet e mëdha, opozita ka vështirësi për ta kryer rolin e saj kushtetues.
Mirëpo, sipas tij, nëse ka unifikim, opozita mund të shpalosë vlera të reja opozitare e demokratike.
/Epoka e re/