30 Prill 2024

Krasniqi: KFOR ka përgjëgjesi pçr lirimin e rrugëve

Prishtinë, 26 tetor - Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi  ka thënë se qëndrimi i serbëve nëpër barrikada nuk është zgjidhje për serbët e pjesës veriore dhe se me këto barrikada serbët po e barrikadojnë veten.

Ai tha se banorët lokal serbë janë të shtyer nga politika që të qëndrojnë nëpër barrikada. Sipas Krasniqit, rrugët do të lirohen dhe se një përgjegjësi e tillë i takon KFOR-it.
 
Serbia po luan pa rregulla në raport me Kosovën dhe zbatimin e reciprocitetit. Kështu ka deklaruar sot kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi gjatë një vizite që i bëri Agjencionit Kosovar të Bizneseve, me ç`rast u informua nga bizneset për problemet me të cilat ata po përballen në punën e tyre.

Përfaqësues të bizneseve, përveç çështjes së reciprocitetit me Serbinë shprehën shqetësimet e tyre edhe për ngarkesën e madhe me sistemin e TVSH-së, normat e larta të kredive, energjinë elektrike, problemet me paisjen me viza etj.

Kryeparlamentari Krasniqi u premtoi bizneseve se do t`u ndihmojë në sferën e legjislacionit, për krijimin e një legjislacioni më të favorshëm, mirëpo kërkoi edhe nga ata që problemet e tyre t`i adresojnë zyrtarisht përmes shkresave zyrtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)