Krasniqi kërkon nga Brukseli të mos pengohet puna e EULEX-it
Prishtinë, 10 maj - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasnqi ka kërkuar nga pesë vendet anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën dhe gjithashtu kërkoi që të mos pengohet misioni EULEX-it në Kosovë.
Kjo mund të bëhet nëse pesë vendet anëtare të BE-së e njohin Kosovën. Deri tani EULEX-i është penguar nga veprimet politike të përfaqësuesve të këtyre pesë vendeve, duke mbajtur qëndrimin neutral, sidomos për veprimet në veri të Kosovës, ka thënë Krasniqi.
Ai po ashtu i ka kërkuar Brukselit që të bëjë presion te Beogradi të mos e pengojë integrimin e serbëve të Kosovës.