Krasniqi kërkoj bllokimin e mallrave serbe
Prishtinë, 19 shtator - Lejimi i hyrjes së mallrave serbe në Kosovë pas marrëveshjes për vulat, ka nxitur reagime në Prishtinë për shkak se kjo marrëveshje po realizohet në mënyrë të njëanshme, pasi Serbia po i kthen mbrapsht kamionët më mall nga Kosova.
Si pasojë e kësaj zyrtarët qeveritarë kanë thënë se reciprociteti mund të kthehet nëse vazhdon kjo bllokadë.
Për këtë qeveria ka marr përkrahje edhe nga Kryeparlametnari Jakup Krasniqi, i cili ka thënë se Kosova duhet të përdorë masa edhe më të rrepta për të ndalur hyrjen e mallrave serbe.
Qeveria ka bërë mirë që ka treguar vullnetin e saj për të në bazë të marrëveshjes për hyrjen e mallrave serbe, por nëse Serbia vazhdon me bllokimin e mallrave të Kosovës atëherë varet nga qeveria nëse do të vendosë masa më të rrepta të reciprocitetit, ka thënë Krasniqi.