16 Janar 2025

Krasniqi kërkoi tu hiqet mëditja prej 250 euro deputetëve që nuk votojnë

Prishtinë, 11 prill - Kryetari i Kuvendit te Kosovës Jakup Krasniqi në seancën e sotme kërkoi që në rend ditë të futet edhe çështja e deputetëve të cilat janë prezentë por nuk marrin pjesë në votim.

Duke u thirrur në rregulloret e shumicës së parlamenteve evropiane Krasniqi ka thënë se ata deputetë që janë prezent dhe nuk marrin pjesë në votim, nuk duhet ta marrin pjesën prej 250 euro si mëditje.

Këtë çështje kreu i Kuvendit e ngriti pas kërkesës se deputetëve për ripërsëritjen e votimit për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Miratim marrëveshja në fjalë, që ishte pikë e seancës së djeshme nuk kaloi, pasi që nuk arriti të marr votat e duhura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)