28 Prill 2024

Krasniqi kërkoi nga presidentja dialog politik me partitë poltike

Prishtinë, 16 janar - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Jakup Krasniqi, kundërshtoi formën e dhunës në rrugë, duke kërkuar që dialogu dhe debatet të kthehen në Kuvend dhe në institucione të tjera të vendit.

Kryeparlamentari Krasniqi kërkoi sot nga Pesidentja e vendit Atifete Jahjaga që të organizojë një dialog politik me subjektet politike në vend.

\"Kërkoi nga presidentja që në bazë të kompetencave të saj kushtetuese të thërrasë një dialog me subjektet politike në vend, në mënyrë që të shmangën trazirat në rrugë sepse dialogu nga rruga duhet të bartet në Kuvend”, ka theksuar Krasniqi.

Ai, shprehu keqardhje për dhunën në protestën e së shtunës, me këtë rast edhe ndaj lëndimit të nënkryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai përsëriti se zbatimi i masave të reciprocitetit për të cilat Kuvendi e ka ngarkuar Qeverinë e vendit, do të duhej të shqyrtoheshin në Kuvend, e jo përmes formave të protestës në rrugë. ”Kuvendi ka potencial t’i diskutojë këto çështje”, tha kryeparlamentari Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)