Krasniqi kërkoi hetim parlamentar për veprimtarinë e SHIK-ut
Prishtinë, 29 mars - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, sot në deklarimet jashtë rendit të ditës propozoi themelimin e një Komisioni Parlamentar i cili sipas tij do të hetonte veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK).
Në bazë të rregullores së Kuvendit neni 69 dhe 71 kërkoj themelimin e një Komisioni Parlamentar që do të ishte marrë me hetimin e veprimtarisë së SHIK-ut, kjo kërkesë assesi nuk i amniston shërbimet tjera informative, ka thënë Krasniqi.
Më pas ai kërkoi mbështetjen e deputetëve tjerë për këtë çështje pasi tha vetëm se ka filluar ti mbledh 40 nënshkrimet e nevojshme në bazë të rregullores së Kuvendit. Deputeti Krasniqi ka dhënë disa nga arsyet se pse sipas tij SHIK-u duhet të hetohet.
Cila ishte struktura dhe hierarkia e këtij shërbimi, si financohej ky shërbim, kush e financoj këtë shërbim sa pare morën këta njerëz, çka bënë me ato para. A krijoi dosje ky shërbim dhe për kë krijoi dosje. Mendoj se këto janë pyetjet themelore tepër të rëndësishme për popullin dhe shtetin e Kosovës, ka thënë mes tjerash Krasniqi.