Krasniqi: Imuniteti i deputetit i qartë në Kushtetutë
Prishtinë, 19 korrik - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nuk heq dorë nga qëndrimet e shprehura në fillimi të raportit me çështjen e imunitetit të deputetëve.
Ai ka thënë se institucioni ligjvënës do ndjekërregullat që parshikohen me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.
I pyetur për mundësinë e tejkalimit të situatës dhe që të sqarohet çështja e imunitetit të një deputeti, Krasniqi ka thënë se ai nuk ka problem me interpretimin.
\"Është e qartë. Deputeti është me imunitet 24 orë. Kush ka probleme me interpretimin le t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese\", ka thënë Krasniqi.
Ai ka vlerësuar ditë më parë se nuk është përgjegjësi e Kuvendit që të merret me çështjen e imunitetit.