Krasniqi ia dorëzon detyrën ministrit Bedri Hamza
Prishtinë, 11 shtator - Ministri i Financave Agim Krasniqi do të bëjë sot dorëzimin e detyrës së Ministrit të Financave. Ministri Agim Krasniqi detyrën e ministrit e dorëzon te ministri i emëruar Bedri Hamza.
MF njofton se ceremonia e dorëzimit dhe pranimit të detyrës së Ministrit do të mbahet sot, më 11 shtator 2017, në ora 14:00 në zyrën e ministrit në objektin e Ministrisë së Financave - Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.