16 Janar 2025

Krasniqi i vendosur për të mos shkuar në Kongresin e PDK-së

Prishtinë, 28 janar - Njëri nga eksponentët më të lartë të PDK-së, Jakup Krasniqi, duket se është i vendosur për ta sfiduar deri në fund shefin e partisë, Hashim Thaçi.

Burime brenda kësaj partie kanë konfirmuar të dielën për gazetën \"Zëri\" se as \"mësitët\" që janë dërguar nga lidershipi i partisë të Jakup Krasniqit kanë \"dështuar\" në përpjekjet e tyre për ta bindur kryeparlamentarin për të qenë i pranishëm në Kongresin e Gjashtë të PDK-së, dhe të kthejë \"kokën\" nga partia të cilin dikur e themeloi.

Pavarësisht se Hashim Thaçi, i cili nga delegatët e kongresit u rizgjodh edhe njëherë kryetar i PDK-së për katër vjetët e ardhshme është treguar më “solidar” duke e futur në listën e anëtarëve të Këshillit Drejtues, Jakup Krasniqin dhe Fatmir Limajn, megjithatë, ky gjest nuk ia ka mbushur mendjen sekretarit të PDK-së për të marrë pjesë në ditën e dytë të Konventës.

Gazeta merr vesh se punimet e Kongresit janë shtyrë për gati dy orë, pikërisht për shkak se është menduar se Krasniqit do të “luhatet” nga mendimi i tij dhe do të jetë i pranishëm në Kuvendin e VI Zgjedhor, porse kryekuvendari edhe nga largësia ia dha goditjen e radhës PDK-së, duke ia bërë të qartë lidershipit të partisë se nuk është person që ndërron mendje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)