Krasniqi, Hyseni e Hamiti fshehin votën e tyre
Prishtinë, 12 korrik - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, deputeti Hydajet Hyseni dhe deputeti i LDK-së e nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Sabri Hamiti edhe pse janë parë të jenë të pranishëm në Kuvendin e Kosovës, madje edhe në sallën e seancave plenare, ata kanë munguar në procesin e votimit të së enjtes kur në rend të ditës ishte miratimi i Ligjit për amnisti, shkruan sot gazeta Bota sot.
Ata nuk kanë marrë pjesë në asnjë aktivitet tjetër institucional apo politik dhe nuk kanë qenë për vizitë jashtë vendit siç është rasti i deputetes Vjosa Osmani.
Krasniqi, Hyseni e Hamiti kanë qenë më të zëshmit në debat e tashme parlamentare në Kuvendin e Kosovës për këtë Projekligj, por ditën e miratimit të këtij Projektligj të sjellë me urgjencë në Kuvend ata janë parë të jenën të pranishëm në Kuvendin e Kosovës, madje Jakup Krasniqi ka udhëhequr seancën e Kuvendit në momentin e votimit, por vetë nuk ka marrë guximin që të fusë kartelën e votimit dhe të marrë pjesë në votim.
Duket se deputetëve Jakup Krasniqi, Hydajet Hyseni e Sabri Hamiti u ka munguar guximi qytetar dhe obligimi kuvendor që të shfaqin dhe të prezantojnë bindjen e tyre për një projektligj siç ishte Projekligji për amnisti.
Krasniqi, Hyseni e Hamiti janë nënshkruar si pjesëmarrës të kësaj seance, do ti marrin pagesat shtesë për pjesëmarrje në seancë por nuk kanë marrë pjesë fare në procesin e votimit, shkruan sot gazeta Bota sot