Krasniqi: GJND-ja është në favor për të gjithë rajonin
Prishtinë, 14 shtator Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi gjatë një takimi që zhvilloi me nënkryetarët e Kuvendit të Shqipërisë Ardian Turku dhe Namik Dokle, si dhe ish-kryeministrin Ylli Bufi, theksoi se opinioni i GJND-së është i favorshëm për të gjithë rajonin.
Krasniqi tha se duhet të bëhen përpjekje akoma më të mëdha për kontakte me të gjitha shtetet, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë atë.
Të dy zyrtarët e dy shteteve folën edhe për çështje të bashkëpunimit ndërmjet kuvendeve të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Krasniqi foli për Rezolutën e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për Kosovën, duke theksuar se me këtë Rezolutë fituan të gjithë, do të thotë nuk ka humbës.
Pas miratimit të kësaj Rezolute dhe opinionit të GJND-së priten njohje të reja të Kosovës nga shtete të ndryshme të botës.
Në këtë frymë, në këtë takim ishin unik në faktin që duhet të bëhen përpjekje akoma më të mëdha për kontakte me të gjitha shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë atë.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se është i nevojshëm thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos në këmbimin e përvojave.