Krasniqi fton Thaçin që mos ti jap shumë vodkë Pacollit
Prishtinë, 3 maj - Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, e ka ftuar Kryeministrin Hashim Thaçi që mos ti jap shumë vodkë zëvendësit të tij, Behgjet Pacolli.
Madje, Krasniqi e ka pyetur Thaçin mos ishte vodka që Milosevici i Moskës i përcolli përmes Dacicit për Bacin\", siç e quan Krasniqi Pacollin.
Këto komente kryeparlamentari Krasniqi i ka bërë në Facebook, duke iu kundërpërgjigjur akuzave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli, që i bëri mbrëmë në emisionin Argument Plus në RTV 21, ku edhe e quajti atë mashtrues, shpirtligë e psikopat.
Më poshtë e keni reagimin e plotë të Krasniqit në Facebook:
\"Kryeministër, mos i japë shumë dozë të Votkës bacit tënd, Zëvendëskryeministrit të parë e ish Presidentit të bërë me votat e çlirimtarëve?!!! A mos ishte ajo vodka që Millosheviqi i Moskës t\'i përcolli përmes Daçiçit për Bacin?
Ju keni qenë në shtëpinë time Kryeministër, baci nuk ka qenë, por nëse besoni se vlen disa milion, unë po te them se e ke rastin të fitosh shumë para. Eja merre 1 milion shtëpinë time e shitja bacës për disa milion. Kurse unë prej a ti 1 milioni nja 600.000 do tua jap pa asnjë hezitim të pastrehëve te Kosovës.
Sipas asaj që e keni vlerësuar Ju, përveç qe fitoni ju te pangishmit e Qeverisë, rasti është te fitojnë edhe do fakira dhe unë aspak.
Nëse nuk doni me fitu shumë para se nuk besoni, atëherë me qëllim e keni mashtruar opinionin publik.
Ndalni mashtrimet Ju të pangishmit e Qeverisë se gazi i Botës u bëtë o te mjerë!
Nese faji është i Nismës qe do t\'u len me gishta n\'gojë.
Për të tjerat çështje, ju treguat shpirtin tuaj të lig, tamam ashtu si jeni, psikopatë, mashtrues e gënjeshtarë ordiner. Pasuria aske nuk e bënë njeri, as Ju.
Mjerë vendi që i keni hipur në qafë!, shkruan në postimin e tij në Facebook, kryeparlamentari Krasniqi.