Krasniqi është pas Iniciativës Qytetare të Drenasit
Prishtinë, 30 gusht - Asamblisti i deritanishëm i PDK-së në Kuvendin Komunal të Drenasit Shemsi Elezi ka konfirmnar se pas Iniciativës Qytetarë të Drenasit qëndron kryeparlamentari i Kosovës Jakup Krasniqi.
Po, edhe PO e madhe. Jakup Krasniqi qëndron pas nesh, ka thënë Elezi, në një intervistë për KTV-në.
Besoj shumë se Jakup Krasniqi do të jetë në fushatën tonë që do ta bëjmë në Drenas, ka shtuar Elezi, i cili është themelues i Iniciativës Qytetare të Drenasit.
Elezi nuk ka dashur të flasë për iniciativën e Malishevës, por ka thënë se aty ku është Jakup Krasniqi është edhe Fatmir Limaj. /