Krasniqi është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i Kryetarit të Kuvendit
Prishtinë, 1 mars - Pas themelit të subjektit politik NISMA për Kosovën, Kryesia e saj në mbledhjen e mbajtur sot, shqyrtoj pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën z. Jakup Krasnqi në mbledhjen e parë të Kryesisë pas themelimit të saj u deklarua se është i gatshëm të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Kryesia e NISMA për Kosovën pas diskutimeve erdhi në përfundim se dorheqja e Kryetarit të Kuvendit në situatën në të cilën gjendet vendi, sidomos faktit që kemi hyr në vitin zgjedhor nuk do ti kontribonte stabilitetit institucional dhe politik në Kosovë.
Kryesia është e vetëdijshme që posti i Kryetarit të Kuvendit sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës i takon partisë që ka dal forca e parë politike, në këtë rast PDK-së, prandaj Kryetari i Këshillit Komëbtar të NISMA për Kosovën dhe Kryesia e saj janë plotësisht dakord që në rast se PDK parshtron një kërkese të tillë zyrtare, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi është i gatshëm të dorëhiqet nga posti i Kryetarit të Kuvendit.