Krasniqi e Thaçi me raporte të ngrira
Prishtinë, 27 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka bërë një ndarje mes raporteve institucionale dhe atyre miqësore që ka me liderin e partisë dhe shefin e Qeverisë, Hashim Thaçi.
Derisa ka pohuar se me të vazhdon të ketë raporte institucionale edhe pas publikimit të përgjimeve telefonike, për raporte miqësore nuk ka folur fare.
Megjithatë njerëz të afërt me të dhe me Thaçin kanë konfirmuar se ka muaj që këta dy liderë institucionalë nuk flasin mes vete.
E vërteta është se Thaçi nuk e ka thirrur në telefon e as nuk ka kërkuar të takohet me Krasniqin, pas skandalit të përgjimeve. Por as, Krasniqi nuk ka insistuar që të bisedojë me të. Rrjedhimisht, raportet e tyre aktualisht janë të ngrira, ka thënë një nga zyrtarët e lartë të PDK-së, ka thënë një nga zyrtarët e lartë të PDK-së, për Kohën Ditore.
Si rezultat i gjithë kësaj, sipas tij, Krasniqi është duke qëndruar edhe larg selisë së partisë.
Edhe Thaçi, sipas këtij zyrtari, ka dëshmuar përmes raportimeve me rrjedhat e dialogut politik me Serbinë se nuk është aq i interesuar që ti rikuperojë raportet me Krasniqin.
Thaçi i ka njoftuar rregullisht presidenten dhe kryetarët e dy-tri partive opozitare për temat e bisedimeve në Bruksel, vetëm Krasniqin e ka injoruar, ka theksuar ky zyrtar.
Ndërkohë Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, në RTK, ka thënë se me Thaçin, kanë raporte vetëm zyrtare.