Krasniqi: Dorëheqja e Kuçit, e nxituar
Prishtinë, 25 qershor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi e ka cilësuar si të nxituar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, pas vendimit të Kuvendit për mos heqjen e neneve 37 dhe 38 nga Kodi Penal, nene këto që kanë të bëjnë me mediat dhe gazetarët dhe përgjegjësitë e tyre penale.
Mendoj se këtu ka pasur një nxitim, sepse në fund të fundit te institucionet ka një ndarje. Parlamenti është institucion në vete dhe vendimet e tij janë vullnet i shumicës së deputetëve, kurse anëtarët e qeverisë do të duhej ta kishin përgjegjësinë për veprimet apo mos veprimet e qeverisë, tha me këtë rast Krasniqi i cili ditën e votimit të Kodit Penal ishte në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fund të fundit Kodi ka ardhur nga Qeveria, është shprehur Krasniqi.