Krasniqi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Itali
Prishtinë, 20 maj - Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga kryeparlamentari, dr.Jakup Krasniqi, në shoqërim të nënkryetarëve Xhavit Haliti e Glauk Konjufca, dhe këshilltari i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Bilall Sherifi, nga data 22-26 maj do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Itali.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni do të ketë takim me presidentin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Gianfranco Fini, me presidentin e Komisionit Politik të BE-së, Migliori, dhe me zv. presidentin e Senatit, Vannino Chiti.
Delegacioni do të takojë edhe presidentin e Komisionit për Punë të Jashtme, Stefani, shefin e grupit parlamentar të partisë PDL (Popolo della Libertà) Fabrizio Cicchitto dhe shefin e grupit parlamentar të partisë PD (Partito Democratico), Dario Franceschini.
Gjatë kësaj vizite kreu i Kuvendit me shoqëruesit, do të vizitojë edhe Muzeun Capitolini dhe Përmendoren e Skënderbeut në Piazza Albania, si dhe Museun në Vatikan.