Krasniqi dënon aktin kriminal ndaj ushtarakëve amerikanë
Prishtinë, 3 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, shpreh indinjatën e tij të thellë për krimin e shëmtuar të shtetasit të Kosovës ndaj ushtarakëve të SHBA-së.
Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi, në emër të tij dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet më të thella institucioneve të SHBA-së dhe familjeve të oficerëve të vrarë në Frankfurt, ndërsa ushtarakëve të plagosur u uron shërim të shpejtë.
Kryeparlamentari Krasniqi garanton institucionet dhe popullin amerikan për respektin dhe dashurinë e madhe që ka populli i Kosovës për SHBA-në dhe qytetarët e saj.
Kosova u është mirënjohëse përjetësisht shtetit dhe popullit amerikan për kontributin e madh që kanë dhënë për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës.