19 Janar 2025

Krasniqi: Demaçi të kishte vdekur ditën që doli nga burgu

Prishtinë, 10 dhjetor - Akademiku Mark Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të Adem Demaçit, i cili tha dje së Ibrahim Rugova nuk ishte hero. Me rastin e 10 dhjetorit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Demaçi ka thënë se Rugova nuk ka vdekur për kombin dhe se nuk pati fuqi asnjëherë të nderojë heronjtë në Prekaz.

“Rugova ka qenë vizionar. Pa politikën e tij nuk do të ishim ne sot këtu. Ai e ka ditur se vetëm me miq mund të bëjmë diçka”, ka thënë Krasniqi në televizionin “Rrokum”.

“Në burg e varr nuk bën asgjë askush”, reagon Krasniqi. “Sa është njeriu gjallë duhet të mundohet”. Për Krasniqin, deklarata e Demaçit është personale.

“Ai nuk e ka duruar Rugovën. Demaçi donte të ishte dikush. Çfarë ka bërë ai në burg? Ka qenë në burg dhe për këtë na është dhimbsur. Demaçi në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet me Rugovën”, thekson Krasniqi.

Krasniqi thotë se Rugova nuk ishte frikacak, sepse po të ishte i tillë “nuk do ta merrte gjithë atë barrë të kombit”.

“Rugova është arkitekti i pavarësisë së Kosovës dhe i tillë mbetet. Rugova na ka shpëtuar me politikën e tij të mençur”, thekson Krasniqi, i cili në fund citon një qytetar të Prishtinës që ka thënë: “Demaçi do të bënte mirë për veten sikur të vdiste atë ditë kur doli nga burgu, sepse sot është tjetër nga ai njeri që e kemi menduar kur ishte në burg. Ai po e prish veten me deklarata dhe vepra”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)