Krasniqi: Debati në Kuvend është i mangët pa opozitën
Ai ka thënë se nuk e ndjen veten mirë që po zhvillohen seanca pa opozitën dhe po kalojnë ligjet pa prezencën e tyre, transmeton Koha.net.
Nuk e ndjejmë veten mirë që po zhvillohen seancat dhe po kalojnë ligjet pa prezencën e opozitës. Debati në Kuvend pa opozitën është i mangët, ka thënë Krasniqi.
Ai më tej ka thënë se kanë shumicën e numrave në Kuvendin e Kosovës, dhe se në anën tjetër opozita kërkon zgjedhje. Kjo sipas Krasniqit është arrogancë.
Krasniqi ka folur edhe për djegien e veturave të politikanëve të pozitës, duke përfshirë edhe veturën e bashkëshortes së tij.
Ai ka thënë se eskalimi i dhunës mund të prodhojë dhunë, duke thënë se dy duar për një kokë janë.
Ai ka thënë se nëse drejtësia nuk vepron atëherë mund të veprohet ndryshe.
Djegia e veturave, sipas Krasniqit, është e lidhur drejtpërdrejt me aktivitetin politik, sepse nuk i ka borxh askujt.