02 Maj 2024

Krasniqi bëri homazhe te varri i Adem Jashari

Prishtinë, 5 mars - Sot, në 14-vjetorin e rënies së Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe anëtarëve të tjerë të familjes Jashari, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz dhe ka vendosur kurorë lulesh.


Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi tha se sot është një ditë e shënuar në historinë e vendit dhe të popullit tonë.

Pesë, gjashtë dhe shtatë marsi, sipas kryetarit të Kuvendit, është Epopeja më e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe flijimi më i madh për lirinë që është bërë në historinë e popullit shqiptar, e jo vetëm të tij.

“Tashmë Prekazi është shndërruar në një vend të shenjtë, në të cilin qytetarë nga të gjitha viset kombëtare, vijnë dhe përkulen para kësaj sakrifice të madhe që ka bërë kjo familje, kjo lagje dhe i gjithë kombi”, theksoi kryetari i Kuvendit.

Kryetari Krasniqi vizitoi edhe Rezidencën familjare Jashari, ku u prit nga përfaqësuesi i kësaj familjeje, Murat Jashari.

Po sot, në kuadër të manifestimeve për Epopenë e UÇK-së, kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në manifestimin në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe bëri homazhe te lapidari kushtuar të rënëve për çlirimin e vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)