Krasniqi: Ardhja e Ashton nuk është presion
Prishtinë, 11 mars - Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi të hënën se vizitat e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian, apo cilitdo vend tjetër nuk duhet të shihen si presion ndaj institucioneve të Kosovës, por sipas tij, duhet të trajtohen si vizitë në shërbim të proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova.
Krasniqi këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, duke komentuar vizitën e baroneshës Ashton në Kosovë, që është planifikuar për 14 mars.
Është çështje tjetër se drejtuesit e Kosovës si i shohin dhe kuptojnë vizitat si ndihme apo presion, tha Krasniqi.